• |
ide | kryesore

Haradinaj: Thaçi dhe Veseli ishin gati të më mbështesnin për President

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj po e shpreh tashmë hapur ambicien e tij për tu zgjedhur President i vendit.

Në një intervistë në RTK ai tha se ua kishte prezantuar kandidaturën e tij edhe Thaçit e Veselit, pak kohë para se atyre t’u konfirmohej aktakuza nga Gjykata Speciale. Madje, sipas Haradinajt ishin në përfundim të mbylljes së këtij procesi.

“Edhe atyre (Thaçit e Veselit), ua kam prezantuar kandidaturën time. Ne kemi pasur një përafrim në momentet e fundit. Realisht ka pasur një përafrim të madh. Realisht kemi qenë afër mbylljes së procesit”, – është shprehur Haradinaj.

Haradinaj tha se do të takohej me Veselin ditën që ai udhëtoi për në Hagë, por takimi nuk u realizua.

“Edhe partnerët qeveritarë nuk e kanë vështirë me ma dhanë votën për president. Çështja është se si të arrihet edhe një marrëveshje me PDK-në”, – shtoi Haradinaj. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Haradinaj po luan me friken qe kane partite ne kosove per zgjedhjet e parakohshme. Aleati me i mire i Haradinaj ne lojen pa principe te tij eshte frika nga “Gogoli” VV.

  2. derisa paka qene daskord thaci e veseli per president qe tej esh ti, atehere shko e vizotoi ne hage si i paske shoke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *