• |
ide | kryesore

Inter e Real përplasje në fushë e një ide merkato: Eriksen-Isco, shkëmbimi në lojë

-Instant, Sport



1/8 e Champions në lojë por jo vetëm. Kryqëzimi mes Inter e Real mund të përfshijë klubet jo vetëm në betejën në fushë: zikaltrit e blancos mund të kenë rastin të bisedojnë për një ndërthurje merkato. Contes nuk i pëlqen Eriksen, ndërsa Zidane nuk e ka në konsideratë Isco. Ky është zëri që përflitet në Madrid: një shkëmbim menjëherë që në janar. Danezi, në fund, ka qenë gjithnjë në shënjestër të Real: në verën e 2019, kur lajmërohej largimi i tij nga Tottenham, një e ardhme spanjolle dukej e mundshme për Eriksen. Isco prej një sezoni e gjysëm nuk gjen një vend fiks në skuadër e me kontratën në skadencë në 2022 i ka vënë merengues në një pozicion jo komod, përtej një klauzole të fortë, që në rast shkëmbimi, nuk do të ishte më pengesë.

Në një merkato të kujdeshme, Eriksen për Isco mund të paraqesë një zgjidhje optimal për të zgjidhur një problem të përbashkët, papërshtatshmërinë e lojtarëve me teknikët e tyre. Danezi do të gjente një futboll më pak taktik e një trajner më vlerësues për karakteristikat e tij, spanjolli ka problem karakteriale, përtej aftësive teknike të pamohueshme, që mund ti bëjnë punë Contes, që do të kishte një fantasist që do ti jepte paparashikueshmëri mesfushës e që vetëm Sensi ka ditur ti japë. Nuk është një operacion i lehtë, nuk është madje ende një operacion i vërtetë, por që sigurisht është një ide që po merr formë e që ngacmon fantazinë e të gjithëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *