• |
ide | kryesore

“Më ka thënë se është me mua deri në vdekje”: Griezmann mbyll polemikën me Messin

-Instant, Sport



Në kampin e Barcelonës nuk është një nga momentet më të lumtur. Mes një klasifikimi të sikletshëm e raporteve pak idilikë, provon Griezmann të sqarojë cështjet që lidhen me momentin e tij të dobët të formës e polemikat me Leo Messi: “Nuk flas me shtypin që nga dita e prezantimit tim, sepse kam dashur ta bëj gjithnjë në fushë. Tani mjaft, ka ardhur moment ti bëj gjërat të qarta. Kam duruar disa komente për shumë kohë”, ka thënë sulmuesi francez në transmetimin “Universo Valdano”.

Kishin bërë zhurmë, sidomos, deklaratat e ish-menaxherit të Griezmann e të xhaxhait, që nuk shprehnin fjalë simpatie për Leon: “Messi e di që kam vetëm respect e admirim për të. Ish-përfaqësuesin tim nuk e shoh nga dita e martesës, kur nuk erdhi. Intervistojnë atë sepse e dinë që atë që më qendrojnë pranë nuk flasin. Xhaxhai im nuk e di si funksionon futbolli, e Leo e di se nuk i flas kurrë. Nuk i kam më as numrin e telefonit… Kur erdha këtu, pasi i thashë jo Barçës një vit më parë, Messi më ka thënë se kasha gabuar që refuzova herën e parë, por se do të ishte gjithnjë në krahun tim, deri në vdekje. E kjo është ajo që bën cdo ditë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *