• |
ide | kryesore

Messi, City përjetë: ofertë 10 vjecare për ta marrë në Manchester

-Instant, Sport



Një ndeshje për tu harruar kundër Atletico Madrid, një javë pushim në Champions, me ndjesinë e të qenit i ndarë në shtëpi. Messi është gjithnjë e më larg nga Barcelona. Që do të ikë tashmë duket e sigurtë, e kur flitet për destinacion të mundshëm, mbetet vetëm një: Manchester City i mentorit të tij Guardiola. Emirët që udhëheqin klubin kanë një plan të detajuar për të ardhmen e Leos. Një plan I destinuar të bëhet realitet kur nga janari do të jetë e mundur të nisin tratativat për kalimin e argjentinasit në Premier.

Sipas “As” projekti parashikon që Leo të bëjë disa sezone në Manchester. Pastaj, kur mosha e forma fizike të ulin rendimentin e tij, mund të spsotohet në një kampionat më pak impenjativ, në një klub që administrohet nga të njëjtët pronarë të City. Mund të zgjedhë mes Shteteve të Bashkuara (Neë York City Fc), Australisë (Melbourne City) ose Japonisë (Yokohama Marinos). Kurt ë vendosë më pas të varë këpucët në gozhdë, është gati karriera e re: ambasador botëror i grupit. Një figurë kaq karizmatike mund ti lejojë Manchester City të pagëzohet si klub i nivelit të parë në elitën futbollistike.

Të marrësh në shtëpi Messi, me pak fjalë, shkon përtej aspektit sportiv. Transferimi i tij në Angli do të shërbejë ti japë një impuls vendimtar brandit të klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *