• |
ide | kryesore

Organizata Botërore Meteorologjike: Pandemia nuk ka lehtësuar ndryshimet klimatike

-Instant, Lajme, Planet



Nivelet e dioksidit të karbonit në atmosferë kanë vazhduar të rriten edhe në vitin 2020, ndonëse pandemia Covid-19 ka reduktuar emetimet e bëra nga njeriu.  Organizata Botërore Meteorologjike ka shprehur , me anë të një deklarate, se duhet shumë më tepër punë e vazhdueshme për një rrafshim i qëndrueshëm i kurbës së ndryshimeve klimatike.

Përqendrimi atmosferik i dyoksidit të karbonit u rrit nga 407,9 në 410,5 pjesë për milion vitin e kaluar. Në deklaratën e OBM-së thuhet se pandemia nuk duhet parë si një zgjidhje për ndryshimet klimatike, por si një mundësi për përpjekje më ambicioze për të zvogëluar emetimet industriale, të energjisë dhe transportit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *