• |
ide | kryesore

Rama: “Askush s’ka interes të fshehë vdekjet”. Provat që e kundërshtojnë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Edi Rama ka mohuar edhe njëherë fshehjen nga qeveria të numrit të atyre që humbasin jetën në spitalet Covid 19. Ndërsa opozita ka deklaruar se disponon listën emërore të të gjithë atyre që kanë përfunduar në morgun e QSUT-së, kryeministri ka kundërshtuar mbi dy argumenta, së pari sepse diagnoza që shkruajnë mjekët është e pandryshueshme dhe së dyti sepse askush nuk ka leverdi ta bëjë një gjë të tillë nga e cila nuk ka se çpërfitim nxjerr.

Lexo me tej:

Andi Bushati:Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Megjithëse nuk pranoi të jepte sqarime, Rama tha se këto janë akuza politike nga ata që duan të përfitojnë për pushtet, ndërsa shtoi se garanti për qytetarët është përgjegjësia ligjore dhe morale e mjekut. “Se kujt do i hynte në punë, se kush do përfitonte nga kjo, këtë mund ta thotë vetëm i imagjinata e atyre që arrin të përdorin edhe të vdekurit dhe vdekjen si nevojë e një lufte të dëshpëruar për pushtet, nuk ka asgjë për të diskutuar, është e turpshme.“-tha ai me një ton të theksuar propagandistik.

Në fakt vetëm në tre debatet e së hënës në mbrëmje në ekranet e Top, Klan dhe Syri, dolën shumë çertifikata vdekjeje nga morgu i Tiranës, ku ata që humbnin jetën tek infektivi apo tëk Shefqet Ndroqi, shënoheshin me diagnozën përfundimtare si të vdekur nga arresti kardiak. Pikërisht mbi këtë lojë me diagnozat është nisur opozita kur denoncoi se nga marsi në tetor nuk kanë humbur jetën 500 qytetarë por së paku dyfishi i tyre.

Lapsi.al i disponon disa nga këto kartela ku emrat e pacientëve që kanë humbur jetën  janë “zhdukur” nga listat zyrtare. Psh në kartelën e një pacienteje të vdekur tek Shefqet Ndroqi, që për arsye etike nuk po ia përmendim emrin, e cila renditet mes 270 viktimave (127 ka raportuar qeveria) që ka ndërruar jetë në gusht të këtij viti, shkaku i vdejkes nuk jepet Covidi por “Arrest kardio- respirator”.

Vdekjet nga Covid/ Prokuroria hesht para se Rama të japë versionin nga kryeministria

Ajo ka qëndruar dy javë e shtruar në njërin prej spitaleve që trajtojnë raste ekskluzivisht me Covid-19. Pak para se të vdise tamponi i sajnë datën 22 gusht ka dalë negativ. Ajo pas vdekjes është mbyllur me qese është shpënë në morg dhe familjarët nuk janë lejuar ta hapin arkëmortin e saj sipas të gjithë regullave të vendosura për ata që humbasin jetën prej pandemisë.

Pra një gjë është e qartë shifra e vdekjeve është zvogluar ndjeshëm dhe nëse fusin edhe muajin nëntor, nga tre spitalet Covid kanë dalë mbi 1300 kufoma.

Pra Rama mashtron hapur duke u fshehur pas mjekëve, por pyetja shtrohet se pse e bën këtë. Në konferencën e sotme kryeministri tha se askush nuk kishte interes për këtë manipulim. Në fakt me veprimet dhe deklaratat e veta ai ka dëshmuar se është i pari që ka interes. Më shumë se njëherë kryeministri ka deklaruar se Shqipëria është një histori suksesi për përballimin e pandemisë. Deputetë të tij mburreshin në qershor se ne kemi lënë mbrapa edhe Italinë e Gjermaninë falë Edi Ramës. Por dhënia e numrit real të viktimave e prish këtë propagandë të rreme. Prandaj edhe përgjigjja e pyetjes se pse do kishte qeveria interes të gënjente e ka përgjigjen e vet. 

©Lapsi.al



15 Comments

  1. Kjo nuk do as mend dhe as kalem. Rames gjithmone ia kane fajin te tjeret. P.sh. ka ndenjur kater muaj pa shkuar ne mbledhje qeverije, pse e ka bere? Sepse do i duhej te firmoste VKM te kundraligjshme dhe me pas, nese do vije dita te pergjigjet, ky do jete “k*rve e virgjer” sepse nuk ka firmosur e gjithcka do bjere mbi Bracen qe do ngulet ne dhe. Nese do dilte keqmenaxhimi i situates se pandemise, jo vetem qe nuk do kishte goje per te folur, jo vetem qe do humbe pushtetin (kjo eshte gjeja me e sigurt), por edhe do pergjigjet penalisht per kete. Shkurt, ky mundohet te fshihet pas njerezve qe shesin dinjitetin e tyre “per nje grusht euro”. Vete nuk eshte ne gjendje te beje asgje.

  2. Nr i bdekjeve, eshte shume i rendesishem.
    Nese nr real eshte shume me i larte se ai i deklaruar, presioni mbi qeverine do ishte me i madh.
    Nga ana tjeter deklarimi i nje nr me te vogel, e ben qeverine te mburret me mireadministrim te situates.
    Ndaj duhet hetim i plote dhe e verteta te dale.

  3. Qe duhet pranuar, PD beri nje super gafe me ato foto makaber nga morgu. Tani qe beri gafen, Lapsi po i jep nje dore qe te mbuloje kete gafe. Sa per numrin e te vdekurve kjo lloj analize e Lapsit qe qeveria lavderon veten ne perballimin e pandemise nuk eshte e justifikueshme. E cfare interesi ka nje fshat i vogel si ky i yni. Pastaj gjithe bota e konsideron lufte. Ku eshte pare qe ne nje lufte te kete numra reale te viktimave.

    1. Qeveria ne fakt vdes per levdata!!! E a to Kane 30 vjet qe si ha njeri! Ndonje si puna jote… dhe sufllaqexhinjte qe jane mesuar to pertypin…

    2. “Ku eshte pare qe ne nje lufte te kete numra reale te viktimave”……

      O komunist i vogel, thjesht bej transparence se cfare po ndodh, kaq. Cdo vend po perballet me numer te madh vdekjesh nga Covid dhe nuk eshte turp apo ulje te jesh transparent me shifrat.

      POR, problemi eshte qe Komandanti do vetem te lavderohet e mburrect ne nje moment te caktuar qe ” shifni, gjithe bota kishte kete numer vdekjesh kurse fale kesaj qeverie qe e menaxhuam pandemine me sukses, ne kemi kaq pak”.

      Dhe per kete, gjithe liderat boteror do vihen ne radhe qe te marin “formulen e suskesit” nga Rama:)

      1. O komunist i madh qe vazhdoni ta keni ne parti komunistin e fundit. Kaq i sigurt je qe qeverite perendimore japin shfrat reale te viktimave. Lexo njehere cfare thone mediat dhe do ta kuptosh qe asnje qeveri nuk jep shifra reale. Po keshtu eshte kur te mbaron sufllaqja dhe do te hash tasqebabin.

  4. Mashtrues kriminal. Cfare ben SPAKU, fle gjume, kishte denuar njerin per 1.000 leke te reja. Ore sa milion i kane rrogat keta te Spakut?

  5. Nese PD beri gafe me foton makabre te morgut, gje qe e kane bere shume stacione televizive qe nuk jane pjese e politikes, si i quan ti, sufllaqexhiu i ores 19:10 publikimet e Rames ne mars prill? Si i quan deklaratat e Rames per “lufte”, nxjerrjen e tankeve ne rruge, pamjet me arkemortet e Bergamos qe rezultuan te ishin foto te bera ne Sicili me arkemortet e emigranteve te mbytur ne det? Si e quan ti sufllaqexhi ate videon “spanjolle” qe rezultoi te ishte bere ne Algjeri qe Rama na e tregoi si shembull?

  6. Zoti Domi, që përdor vdekjen e së ëmës për të bërë politikë, nuk është në fakt një qytetar i thjeshtë.

    Ai ka qenë kryetar i PD-së në Shijak dhe drejtor i Burimeve Njerezore ne Ministrine e drejtuar nga Genc Ruli.

    Pra, një eksponent i lartë i PD-së.

    Në FB-në e tij shihen foto të shumta nga aktivitetet e PD-së, por edhe komunikimet me Gazmend Koduzin, që e çoi në emisionin “Open” për të bërë denoncimin e arsyes së vdekjes së nënës së tij.

  7. Po rri mor Ramrrena se ti nuk ja pertove rrenave e shkove der aty sa hodhe nje video algjeriane me mbishkrimin “perleshje polici-demostrues ne Spanje”, dallkauk!

  8. O komunist i madh qe vazhdoni ta keni ne parti komunistin e fundit. Kaq i sigurt je qe qeverite perendimore japin shfrat reale te viktimave. Lexo njehere cfare thone mediat dhe do ta kuptosh qe asnje qeveri nuk jep shifra reale. Po keshtu eshte kur te mbaron sufllaqja dhe do te hash tasqebabin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *