• |
ide | kryesore

Real, copëtohet para ndeshjes me Inter: jo vetëm Ramos, Militao e Valverde, Zidane humbet edhe Benzema

-Instant, Sport



Eshtë një Real Madrid i copëtuar ai që do të zbresë në fushë të mërkurën në San Siro kundër Inter, në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në 1/8 e Champions League. Pa Sergio Ramos e Valverde, Zidane duhet të bëjë edhe pa Karim Benzema: sulmuesi francez ka kryer seancë individuale të hënën e në mbrëmje nuk është përfshirë në listën e të grumbulluarve për trasnfertën milaneze. Do të mungojë edhe Militao (që nuk ka marrë negativitetin nga tamponi i fundit i kryer), kthehet në mesfushë vetëm Casemiro, i shëruar nga Covid.

Benzema është humbja e madhe e mrengues për sfidën delicate. Francezi nuk e ka kaluar plotësisht shqetësimin muscular në aduktorin e këmbës së majtë në ndeshjen kundër Valencias, e fundit para pauzës së kombëtareve. Benzema zhvilloi vetëm stërvitje në palestër e pjesërisht në fushë të hënën, duke mbetur jashtë listës së Champions për San Siro. Në sulm, Blancos nuk do të kenë as Jovic, pozitiv me koronavirus.

Benzema nuk është problem i vetëm për Zidane. Në mbrojtje nuk do të jenë Sergio Ramos e Militao (ende në izolim), ndërsa në mesfushë nuk është i disponueshëm Valverde. Lajmi i vetëm pozitiv është rikthimi i Casemiro, për të cilin nuk dihet ende gjendja fizike.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *