• |
ide | kryesore

Si qëndron e vërteta e fituesit të Festivalit të RTSh-së

-Instant, Paparazzi, Slider



Shumë portale shqiptare shkruan dje se fituesja e Festivalit të Këngës ishte zgjedhur dhe ishte Anxhela Peristeri me këngën “Karma”. Sipas po të njëjtave media, juria përbëhej nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku.

Në këto media thuhej se anëtarët e jurisë i dhanë 322 pikë këngës “Karma”, kënduar nga Anxhela Peristeri. Vendin e dytë e zuri “Nënë” e Viktor Tahiraj me 266 pikë dhe vendin e tretë “Më jep jetë” nga Gjergj Kaçinari, me 245 pikë. Ndërsa kënga “Zjarri im” nga Era Rusi përfundoi e fundit me 0 pikë.

I kontaktuar nga abcnews.al, drejtori i RTSH-së, Martin Leka ka mohuar zërat duke e quajtur të pamundur diçka të tillë, pasi festivali nuk është mbajtur ende.

“Është e pamundur të dalë fituesi, kur festivali nuk është zhvilluar ende. Po e qartësoj që Festivali i Këngës do të mbahet në datat 16, 17 dhe 18 dhjetor”, u shpreh Leka, duke shtuar se as anëtarët e jurisë nuk janë ata që u përfolën në portale. “Gjithçka është bërë për shkak të interesave personal, nga njerëz që po mundohen të ulin figurën e festivalit të krijuar prej vitesh. Juria nuk është ajo e publikuar në media, emrat janë të tjerë. U bëj thirrje portaleve të mos merren me intriga dashakeqe, po të tregon transparentë”, -përfundoi ai.

Festivali i Këngës do të mbahet për herë të parë pa orkestër, pranë Sheshit “Italia” në Tiranë, në ambient të hapur



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *