• |
ide | kryesore

Të dhënat e vullnetarëve pas dozës së dytë: Vaksina ruse “Sputnik V” mbi 95% efektive

-Instant, Arkiva, Planet



Vaksina ruse Sputnik V është “më shumë se 95%” efektive kundër COVID-19 nëse i referohemi “të dhënave paraprake nga vullnetarët të marra 42 ditë pas dozës së parë” (dmth 21 ditë pas dozës së dytë). Kjo u njoftua nga instituti kërkimor Gamaleya duke botuar raundin e dytë të analizës së ndërmjetme të eksperimentimit në vazhdim.

Kjo është vaksina e parë e reklamuar dhe nga Presidenti rus Vladimir Putin, por që u prit me skepticizëm. Ndërkohë që vaksinat që presin për t’u aprovuar janë dhe ajo e Pfizer me Biontech si dhe Modernas.

Po kështu dje Universiteti i Oksfordit tha se vaksina e zhvilluar prej tyre siguron 75% mbrojtje, por se ruhet më lehtë dhe është më e lirë se ajo e Pfizer dhe Modernas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *