• |
ide | kryesore

Tirana e copëtuar, Dede në ankth për Torassa: rikuperohet Gyamfi

-Instant, F1, Sport



Nuk është atmosfera më e mirë tek Tirana, me humbjen e tretë radhazi mes kampionatit e kupës, por tekniku Nevil Dede kërkon ta shohë gotën gjysëm plot, edhe pse situata me rikthimin e lojtarëve nuk është ajo më e mira. Gjithësesi tekniku mund ti gëzohet rikuperimit të Hoxhallarit që u kthye nga impenjimi me kombëtaren i dëmtuar dhe mungoi në Loro Borici, ndërsa shpresat janë që edhe Torassa të jetë gati për të luajtur të mërkurën kundër Bylis.

Dede natyrisht nuk dëshiron ta rrezikojë argjentinasi dhe kërkon të sigurohet përpara se të vendosë për ta nxjerrë në fushë, me shumë mundësi duke e filluar nga pankina. Për Tosevskin duhet pritur ende, pasi mbrojtësi i djathtë nuk është ende gati dhe mundësia është që të kthehet kundër Kastriotit në javën e pestë të Superiores.

Nuk do të jetë në dipozicion të bardhebluve edhe Isak Gyamfi, pavarësisht përmirësimit të gjendjes së tij fizike. Mesfushori pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 67 të sfidës me Vllaznisë, kur pas një kontrasti në mesfushë, ra përtokë në mënyrën më të keqe të mundshme. Lojtari mori ndihmën mjeksore në fushë e më pas në spitalin e Shkodrës, ndërsa pas testeve të kryera në kryeqytet është mësuar se do të mungojë për takimin kundër Bylisin e ndoshta edhe atë me Kastriotin. Nuk është panorama që do të donte të shihte Dede, në kërkim të pikëve për të rikthyer Tiranën në shinat e fitores për të mos humbur më tepër terren në objektivin e vetëm të mbetur në lojë për kryeqytetasit, pas eleminimit tronditës në Kupë nga Korabi që solli edhe largimin e Egbo nga pankina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *