• |
ide | kryesore

Vendos Gjykata Speciale: Salih Mustafa do të qëndrojë edhe dy muaj në paraburgim

-Instant, Lajme, Të fundit



I arrestuari i parë i Gjykatës Speciales, Salih Mustafa do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë edhe për dy muaj. Lajmin e ka dhënë gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, përmes një njoftimit zyrtar.  Për rastin e Mustafës, thuhet se mund të menaxhohet në mënyrë efektive vetëm duke qëndruar në paraburgim.

Gjyqtari Guillou brenda kësaj periudhe do të shqyrtojë nëse arsyet e paraburgimit ende ekzistojnë dhe më pas do të merr një vendim për përfundim apo vazhdim të paraburgimit. Salih Mustafa është i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale. Ai ishte arrestuar më 24 shtator duke iu konfirmuar aktakuza për krime lufte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *