• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea e Sevilla fitojnë në shtesë: Giroud e El Haddadi i shpëtojnë ‘fytyrën’

-Instant, F1, Sport, Video



Fitore në frymën e fundit për dy kryesuesit e Grupit E, që e cojnë situatën në përplasjen direkte për të vendosur se cili do të jetë ekipi kryesues. Chelsea e Sevilla fitojnë në transfertë me të njëjtin rezultat 1-2, por sa rrezikuan për të marrë pikët, që gjithësesi nuk do ti komplikonte kualifikimin, por përcaktimin si forcë e parë. Londinezët e gjetën fitoren në minutën e parë shtesë, ndërsa andaluzianët në të 5-tën.

RENNES 1-2 CHELSEA
E gjithë cështja ishte të mos lëshohej terren ndaj kundërshtarit edhe pse luhej në distancë. Chelsea e gjeti avantazhin me Callum Hudson-Odoi, i cili në minutën e 22 ndëshkoi francezët. Një rezultat që të besuarit e Lampard e administruan me kujdes, por rrezikuan të conin dëm pesë minuta nga fundi, ndoshta të inkurajuar edhe nga lajmet që vinin nga Rusia ku Krasnodar po barazonte. Në minutën e 85 Guirassy ka shënuar një gol që frikësoi jo pak Blues, që megjithatë patën forcën të reagonin me shpejtësi, duke gjetur fitoren në minutën e 91, me njeriun që është gjithnjë prezent, edhe pse nuk preferohet titullar nga Lampard. Giroud ndëshkoi bashkëkombasit e tij, duke e ngjitur Chelsea në kuotën e 10 pikëve.



KRASNODAR 1-2 SEVILLA
10 ka edhe Sevilla po për ti arritur është dashur të presë minutën e 5 shtesë. E të mendosh që për andaluzianët ndeshja nisi aq mirë, me golin e minutës së 4 nga Rakitic. Rusët patën meritën që qendruan në ndeshje dhe në minutën e 56 barazuan me anë të Wanderson. Një gol që i goditi spanjollët, që u munduan të ndryshonin ritëm, por mbetën të përplasur në një mbrojtje të ngjeshur, të cilën arritën ta thyenin vetëm në minutën e pestë shtesë, atëherë kur ndoshta edhe Lopetegui vetë kishte hequr shpresat. El Haddadi shënoi golin vendimtar, që e vendos Sevilla në krah të Chelsea.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *