• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kompania e nipit të deputetit Sadri Abazi merr tenderin e pastrimit të Sarandës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kohët e fundit ka pasur mjaft ankesa për situatën e pastrimit të qytetit të Sarandës. Bashkia hapi një tender për pastrimin, i cili sipas asaj që raporton Ora News është fituar nga kompania e nipit i deputetit të PS-së, Sadri Abazi.


Procedura për pastrimin e qytetit dhe largimin e mbetjeve kishte një fond limit prej 55.7 milionë lekësh për të ofruar këtë shërbim në 1 vit. Sipas të njëjtave burime thirrjes i janë përgjigjur 4 operatorë ekonomikë, por 3 prej tyre janë skualifikuar me argumentin se nuk plotësojnë kriteret.


E vetmja e mbetur në garë dhe automatikisht dhe fituesja ka mbetur Alko-Impex General Construcion Shpk që kishte ofruar 48.4 milionë lekë. Nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit, sipas të cilave rezulton se përfaqësuesi ligjor i këtij subjekti është Arbër Abazi, nipi i deputetit të Partisë Socialiste. Ora News shkruan se përveç tenderave, kësaj kompanie i janë dhënë edhe koncesione.

Në 23 maj të vitit 2018 Bashkia e Kamzës ka lidhur me Alko-Impex General Construcion dhe një subjekt tjetër një kontratë koncesionare për pastrimin, grumbullimin, transportimin dhe seleksionimin e mbetjeve. Me një kohëzgjatje prej 12 vitesh ajo kap vlerën e 1.3 miliardë lekëve.

5 muaj më vonë Agjencia e Prokurimit Publik ka kërkuar përjashtimin për 3 vjet të operatorit në fjalë pasi akuzohej se ka paraqitur dokumente me të dhëna të rreme me qëllim kualifikimin në procedurat e tenderimit. Pas nisjes në procedurë gjyqësore të kompanisë Alko-Impex General Construcion është shfuqizuar vendimi i APP deri në përfundimin e gjyqit. ©LAPSI.al

6 Comments

  1. ka topi nje investigim shume interesant se si jan te lidhur te gjith politikane te majte e te djathte me mafjen e plehrave, madje tregonte dhe rastin qe shkruhet ne artikull kur kryetari bashkise Kames, Xhelal Mziu, ia jepte kompanise se Sander Abazit plehrat

    1. Cudi e madhe pse PLEHERAT e RIDHJEREJES, jane kaq te dhene pas mbeturinave, ky analfabeti australopitek, eshte dipllomuar ne Zvicer ne Akademine per Shofer Kamiyoni.

  2. Cudi e madhe pse PLEHERAT e RIDHJEREJES, jane kaq te dhene pas mbeturinave.
    Ky analfabeti, Australopiteku prehistorik, eshte dipllomuar ne Zvicer ne Akademine per Shofer Kamiyoni.

  3. Mos merzite shume spse kjo kompani ks dhe kamzez KAMZEN E XHELAL MZIUT PRA JA KA DHEN XHELAL MZIU KETA HANE BASHKE POPULLI BENE PETULLA ME UJI KA TRE VITE QE E BENE KETE PUNE NE KAMEZ ME FITIME KOLOSALE ABAZI VELIA MZIU ME KOMPANI NDAJNE LEKET NDERSA UNE POPULLI NA DUKET SE ZIHEN HAHEN POR ATA NDAJNE LEKET NE FUNDE TE MUAJT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu