• |
ide | kryesore

Video/ Uzuni nuk mjafton për të ndalur Juventus në Champions: PSG merr frymë, United i kthen reston Basaksehir

-Instant, F1, Sport, Video



Mbrëmje spektakolare në Champions, me goleada e rikuperime e fitore në shtesë. Pasi e bënë Chelsea e Sevilla e përsërit edhe Juventus, që kalon Ferencvaros dhe siguron kualifikimin vetëm në të 92 me Morata. Lë gjurmë me një persormancë të rëndësishme Myrto Uzuni, por i vetëm nuk mjafton. Fiton me goleadë Barcelona, Dortmund e Lazio. Frymëmarrje për Tuchel që mposht me një gol me penallti Leipzig, ndërsa Manchester United i kthen reston Basaksehir.

GRUPI E
Fitore në frymën e fundit për dy kryesuesit e Grupit E, që e cojnë situatën në përplasjen direkte për të vendosur se cili do të jetë ekipi kryesues. Chelsea e Sevilla fitojnë në transfertë me të njëjtin rezultat 1-2, por sa rrezikuan për të marrë pikët, që gjithësesi nuk do ti komplikonte kualifikimin, por përcaktimin si forcë e parë. Londinezët e gjetën fitoren në minutën e parë shtesë, ndërsa andaluzianët në të 5-tën, duke u ngjitur në 10 pikë.


GRUPI F
Borussia Dortmund nuk bën komplimenta, Haaland është një përbindësh para portës, me dygolëshin e sotëm norvegjezi shënon 6 herë në tre ditë, duke impresionuar gjithnjë e më shumë. Gjermanët shpartallojnë 3-0 Brugge me dy golat e Haaland (18, 60) dhe Sancho në shtesën e pjesës së parë. Ruajnë kreun e grupit verdhezinjtë me 9 pikë, të ndjekur një pika pas nga Lazio. Skuadra e Inzaghit ka shënuar një 3-1 kundër Zenit, duke i shkuar një hap pranë kualifikimit në 1/8 pas 20 vjetësh pritje. Dy herë Immobile dhe Parolo bëjnë të pavlefshëm golin e Dzyuba.


GRUPI G
Barcelona mund të ketë probleme brenda shoqërisë apo edhe në La Liga, por kur dëgjon muzikën e Champions katalanasit transformohen në skuadrën e zakonshme të frikshme. Poker blaugrana në Kiev përballë Dinamos, që rezistoi vetëm një pjesë lojë për tu dorëzuar në dygolëshin e Braithëaite, Dest e Griezmann. 12 pikë për katalanasit në krye të grupit me pikë të plota, të ndjekur 3 pikë larg nga Juventus, që gjithashtu kualifikohet për në 1/8 pas fitores 2-1 kundër Ferencvaros. Myrto Uzuni trembi kampionët e Italisë, në një ndeshjen të dominuar, por me makenizma të parashikueshëm që u zgjidhën vetëm falë individualiteteve të pabesueshme të bardhezinjve. Golit të shqiptarit iu përgjigj Cristiano Ronaldo në pjesën e parë dhe Morata në minutën e dytë shtesë, në një goditje me kokë që befasoi portierin hungarez.



GRUPI H
Manchester United i kthen reston Basaksehir, skuadra e vetm,e që i kishte mundur në grup, duke i shënuar 4 herë në Old Trafford. Djajtë kryesojnë grupin H pas një ndeshje të zgjidhur shumë shpejt me dygolëshin e Bruno Fernandes. Penalltia e Rashford dhe goli i James shuan edhe tentativën e drojtur të Turuc. 9 pikë për anglezët, ndërsa kthehet në vendin e dytë, tre pikë larg PSG. Kampionët e Francës fitojnë sfidën direkte me Leipzig, duke i arritur në renditje falë suksesit 1-0 me penalltinë e shndërruar në gol nga Neymar, që i shton kohën në pankinë edhe teknikut Tuchel.




CHAMPIONS LEAGUE – GROUP E
FC Krasnodar 1 – 2 Sevilla
Rennes 1 – 2 Chelsea
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP F
Borussia Dortmund 3 – 0 Club Brugge
Lazio 3 – 1 Zenit St. Petersburg
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP G
Dynamo Kyiv 0 – 4 Barcelona
Juventus 2 – 1 Ferencvaros
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
Manchester United 4 – 1 Istanbul Basaksehir
Paris Saint-Germain 1 – 0 RasenBallsport Leipzig



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *