• |
ide | kryesore

VIDEO/ Zbulohet një bllok i çuditshëm metali në mes të shkretëtirës

-Instant, Arkiva, F1, Stil

Një monolit i çuditshëm prej metali është zbuluar në shkretëtirën e Utah në SHBA nga ekuipazhi i një helikopteri duke i lënë të hutuara autoritetet lokale. Anëtarët e zbulimit “të pazakontë” e panë atë teksa numëronin dhi të egra gjatë një fluturimi në një zonë të largët në juglindje të shtetit amerikan.


Ata thanë se struktura ishte e ngulur në tokë mes shkëmbinjve të kuq. Nuk ka asnjë tregues se kush e instaloi monolitin, i cili ishte i gjatë 3.6 metra i gjatë. Në një intervistë për kanalin lokal të lajmeve KSLTV, piloti i helikopterit, Bret Hutchings, tha se kjo ishte gjëja më e çuditshme që kishte parë në atë zonë gjatë gjithë viteve të tij të fluturimit. Hutchings tha se një biolog që numëronte dhi nga helikopteri ishte i pari që zbuloi strukturën nga qielli.


“Ai bërtiti “Ua, ua, ua, kthehu, kthehu!”. Unë vetëm e pyesja: “Çfarë?”. Ai më thoshte: Është akoma atje. Duhet të shkojmë ta shohim” – Hutchings. Ai tha se monoliti mund të jetë instaluar atje nga “ndonjë artist i rrymave të reja” ose ndonjë fans filmave me udhëtime në hapësirë dhe UFO.

Utah monolith: Helicopter crew discovers mysterious metal monolith deep in  the desert - CNN Style

Ai tha se autoritetet do të përcaktonin nëse “ka nevojë për të hetuar më tej”. Sipas zyrtarëve “është e paligjshme të instalosh struktura ose art pa autorizim në toka publike të administruara në mënyrë federale, pa marrë parasysh nga cili planet vini”.

Metal monolith found by helicopter crew in Utah desert - BBC News

Departamenti nuk e ka vendndodhjen e saktë të monolitit, nga frika se kureshtarët mund të përpiqen ta gjajnë dhe bllokohen në shkretëtirë. Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për instalimin e strukturës. ©LAPSI.al

3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu