• |
ide | kryesore

Zhaku rrëfen si përjetoi ndarjen nga bashkëshorti

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Inida Kreuz, ose e njohur ndryshe me emrin e artit si Zhaku, ka rrëfyerse si erdhi ndarja pas 7 vitesh martesë me bashkëshortin e saj gjerman, Kristian. E ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Zhaku tha se marrëdhënia mes tyre ishte bërë shumë toksike dhe nuk ja vlente që ata të vazhdonin më tej bashkë.

Ajo tregoi se për shkak të marrëdhënies nisi të kalonte një gjendje depresive dhe se nuk ndihej fare e realizuar nga ana artistike. Zhaku tha se ndarja ju bëri mirë të dyve, për të gjetur ekuilibrin dhe për të parë se si mund t’ja bënin ata të dy bashkë pa njëri-tjetrin.

“U bë paksa toksike marrëdhënia. Më e bukura është ama që ashtu më dukej mua atëherë. Të dyve na dukej ashtu, sepse ishte një lloj konsensusi që e arritëm bashkë. Por kur je bashkë edhe zihesh, filloi të ketë një lloj krisje.
Për të mos shkatërruar nervat, edhe unë po kaloja një gjendje depresive, nuk po ndihesha e realizuar nga ana artistike, kisha hequr dorë nga shfaqet në teatër. Kur nuk të sjell rezultate, është e gjithë ajo punë.
Ajo ndarja na bëri shumë mirë, për të kuptuar dhe për të gjetur ekuilibrin, për të studiuar veten. Kisha nevojë për të parë se ku arrija unë vetë. Kisha nevojë të shikoja veten time pa Kristianin”, tha Zhaku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *