• |
ide | kryesore

Aksident në Tepelenë, 5 të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas ngjarjes së rëndë në Krahës të Memaliaj, ku një furgon lëvizi nga parkimi në oborrin e banesës dhe i mori jetën një 67-vjecari, si dhe plagosi djalin e tij, një aksident tjetër ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Tepelenë-Mallakastër, po pranë fshatit Krahës. Një automjet tip “Toyota” me targa greke që udhëtonte drejt Tiranës, i është prerë rruga nga një kamioncinë e cila po vinte nga një rrugë dytësore e fshatit Krahës.

Përplasja ka qenë e fortë duke shkaktuar plagosjen e 5 personave që udhëtonin me autoveturën. Bëhet fjalë për ciftin e bashkëshortëve nga Fieri, së bashku me fëmijën e tyre 9-vjecar, tezen e fëmijës dhe gjyshin. 5 të plagosurit janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës.

Në gjendje të rëndë raportohet të jetë bashkëshortja e ciftit që po kthehej nga Greqia. Policia shkoi në vendngjarje për të hetuar këtë aksident. Dyshohet se shkak i përplasjes është bërë hyrja në rrugën kryesore pa sinjal e kamioncinës, shoferi i së cilës është shoqëruar në komisariat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *