• |
ide | kryesore

Askush si Haaland: rekord absolut në Champions, në moshën 20 vjeçare

-Instant, Sport



Dy gola të tjerë, kundër Bruges, e me perlën e parë të këtij dygolëshi fenomeni 20 vjecar i Borussia Dortmund, Erling Haaland, vendos një rekord. Në fakt askush nuk kishte dashur kaq pak kohë në Champions, vetëm 12 ndeshje që kur norvegjezi debutoi, për të shënuar 15 gola. Rekordi i mëparshëm i përkiste spanjollit Roberto Soldado e hollandezit Ruud Van Nistelrooy, të cilët për të thyer murin e 15 golave kishin luajtur 19 ndeshje.

Haaland ka shkuar përtej, sepse me dy golat kundër Bruges ka shkuar në kuotën 16, që në të njëjtën moshë të tij, 20 vjec, nuk ishte arritur as nga lojtarë të kalibrit të Ronaldo Fenomenit, Zinedine Zidane, David Villa, Miroslav Klose e Adriano.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *