• |
ide | kryesore

Basha: Rama po e lufton pandeminë pa një plan

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasditen e sotme, ka pritur në selinë blu kryetarin e Komunës Dibër e Madhe (Maqedonia e Veriut), Dr. Hekuran Duka.

Basha u shpreh se në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes Dibrës së Madhe dhe Tiranës, Shqipërisë, ku prioritet mbetet përfundimi i Rrugës së Arbrit.

I gjendur përballë faktit se sot Ministria e Shëndetësisë i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit mbylljen e pjesshme të shkollave në 1 dhjetor, Basha tha se ky vendim është pasojë e faktit se qeveria nuk ka një plan dhe pa një të tillë nuk mund të menaxhohet një pandemi.

I pyetur nëse ky mund të ishte një reflektim i mundshëm i qeverisë, Basha theksoi se refuzimi dhe tallja kanë qenë përgjigja e vetme nga kryeministri Rama përballë planit që PD ka ofruar që prej marsit.

Ndërsa shtoi se “njerëzit janë bërë falsin me vete për shkak të gjendjes së të afërmve dhe shpenzimeve të larta”.

“E mirëpres reflektimin, por nuk jam këtu të marrë meritat. Sot roli im është të kursej jetë njerëzish, shëndetin e njerëzve nëse merren vendimet e duhura në kohën e duhur.

Unë nuk marrë përsipër të bëj komente të marrë përgjegjësinë e ekspertëve. Fakti që ai dje tha shkollat nuk janë vatër infeksioni dhe sot vendos mbyllje të pjesshme, ky aspekt është i rëndësishëm për të kuptuar se nuk ka plan dhe një pandemi nuk luftohet pa plan.

Njerëzit janë bërë falsin me vete për shkak të gjendjes së të afërmve dhe shpenzimeve të larta. Refuzimi dhe tallja kanë qenë përgjigja e vetme e qeverisë përballë planit që PD ka ofruar që prej marsit”, shprehet Basha.



2 Comments

  1. po lufton pa plan por jemi me mire se gjitha vendet e ballkanit deri tani, se na ke care trapin duke dale cdodite kunder cdo gjeje, shiko hap syte se cfare ndodhe ne vendet e tjera edhe asnje nuk del edhe thote qeveria spo punon, qeveria smere masa, qeveria fsheh vdekjet, lapanjoza politikane, qe per nje karige vrisni edhe baben tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *