• |
ide | kryesore

Basha tregon nëse do të marrë vaksinën e COVID-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se do e marrë vaksinën kundër COVID-19 dhe se do të kërkojë vaksinimin e gjithë qytetarëve. Ai gjithashtu ka kërkuar përgjigje nga qeveria se përse nuk ka marrë ende masa për sigurimin e vaksinës.

“Pyetja është ndryshe pse Shqipëria nuk ka marrë masa. Pa diskutim jo vetëm kaq, por publikisht do kërkoj që shqiptarët të vaksinohen. Çdo vend tjetër ka marrë masa shumë më të përshtatshme për të siguruar vaksinën se sa Shqipëria. Kemi bërë një rezervim me COVAX-in e OBSH-së, ndërkohë që Kosova ka marrë grant dhe borxh nga Banka Botërore për ta blerë drejtpërdrejt, ndërkohë që Maqedonia e Veriut ka bashkuar forcat me një vend të BE-së për ta marrë drejtpërdrejt, kryeministri dhe në këtë rrafsh e ka lënë Shqipërinë të fundit në rajon për sigurimin e vaksinës dhe kjo është për mua e papranueshme”, deklaroi Basha.



2 Comments

  1. Vaskina ne Shqiperi mund te arrije diku aty nga fundi i vitit 2022 fillimi i vitit 2023, gjithmone nese arrin.

    1. Ashtu është vërtetë nëse Rama do të marë një mandat të tretë.
      Por nëse kryeministër do të jetë Basha, ai ka dhënë prova se e mban premtimin.
      Premtimet që bëri si ministër në tre dikasteret, i realizoi, e ky është një fakt e jo propogandë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *