• |
ide | kryesore

Chrissy Teigen dhe John Legend flasin për herë të parë për humbjen e bebit

-Instant, Paparazzi, Slider



Chrissy Teigen dhe John Legend, gjatë intervistës së fundit kanë folur për herë të parë për humbjen e djalit të tyre pak kohë më parë.

Muajin e shkuar, Chrissy konfirmoi se shtatzënia e saj përfundoi pas disa komplikimesh dhe hemoragjisë që i shkaktoi humbjen e foshnjës. Lajmin e bëri të ditur përmes disa fotosh të shkrepura gjatë momenteve të shokut, të cilat u pasuan me reagime nga më të ndryshme nga publiku. Në intervistën e fundit, John u shpreh se ishte pafund mirënjohës që Chrissy vendosi ta ndajë publikisht historinë e saj sepse mbështetja që kanë marrë prej njerëzve ishte e jashtëzakonshme. “Nuk ma marrte mendja që do ta përjetonim këtë lloj dhimbjeje dhe të flisnim për të, por e bëmë dhe kjo nënkupton shumë për shumë njerëz. Ishte eksperiencë e fuqishme që më bëri të mësoj shumë gjëra të reja. Jam thjesht krenar që bashkëshortja ime pati kurajon e mjaftueshme për ta bërë.”

Ndërkohë Chrissy shtoi:”Kam me mijëra letra që më janë shkruar. Sigurisht që kjo që kalova unë është shumë e dhimbshme për një grua, por sigurisht kur është një baba i përfshirë dhe gjithë mbështetja që kemi marrë, gjërat bëhen edhe më të lehta. Eshtë e pabesueshme.” Përsa i përket fotove të publikuara, Chrissy pranoi se fillimisht për këngëtarin ishin të sikletshme, por pjesa e komenteve negative nuk ka asnjë rëndësi për të.

Në fund të të gjithave, John pohoi se gjithë çfarë ndodhi ka shtuar dashurinë e tyre në çift.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *