• |
ide | kryesore

Covid-19 te bluzat e bardha/ Një tjetër mjek humb betejën me virusin

-Instant, Lajme, Të fundit



Covid-19 ka prekur në masë të gjerë edhe punonjësit e shëndetësisë. Këtë të mërkurë është bërë me dije lajmi se një tjetër mjek ka humbur betejën me virusin. Mëngjesin e sotëm, doktor Bledi Nini ka ndërruar jetë.  Lajmin e ka dhënë kreu i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.  Po ashtu, Leli i ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes, pasi virusi nuk është lojë mediatike.

“Lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled”, shkruan Leli në Facebook.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *