• |
ide | kryesore

Dështojnë 4900 biznese, kalojnë me status pasiv në 6 muajt e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Nga 1 maji deri më 31 tetor 2020, mbi 4900 biznese të vogla u mbyllën në vendin tonë. Krahasuar me vitin e mëparshëm kjo shifër është afro 34% më shumë. Bizneset më të goditura nga kriza e shkaktuar nga pandemia janë në Vlorë dhe Shkodër.

Sa i përket Tiranës, gati 1600 subjekte kaluan në status pasiv për periudhën maj-tetor, me një rritje prej 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Durrësi, i cili përveç pandemisë u godit edhe nga tërmeti, kapi shifrën e 680 bizneseve të mbyllura. Në Vlorë, 520 biznese dështuan ndërsa në Shkodër 414 subjekte kaluan në status pasiv. Rritje e lartë e bizneseve të mbyllura është konstatuar dhe në Korçë (+58%), Sarandë (+54%), Kukës (+49%), Elbasan (+41%).

Siç raporton Monitor, mbyllja e aktivitetit u argumentua nga bizneset me rënie të xhiros nga Covid-19, detyrimeve fiskale, gjobat, anulim kontratash etj.



1 Comment

  1. ok po duhet te shtoni se sa biznese jan hapur per te njejten periudhe, vetem kshu behet analiza reale. Duke ditur diferencen neto dhe e krahasuar me te njejtin periudhe te viteve me perpara atehere arrihet ne konklusion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *