• |
ide | kryesore

Duka: PD dhe LSI nuk do të dalin me listë të përbashkët në 25 prill

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, tha në emisionin “Real Story” në News24, se Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Dukës, këtë ia ka konfirmuar edhe vetë Basha.


“Nuk bëhet. Ata i kanë të qarta ndarjet. Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD.
Do thoni ju pse PD do na futë neve në listë? Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, por 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një deputet”, – tha Duka. ©LAPSI.al


2 Comments

  1. Do te ishte qendrimi me i mire.
    Nuk ka rendesi se kush do te fitoje, e majta apo e djathta, por ajo qe ketij cibani politik qe quhet LSI i mbyllet rruga e spekullimit elektoral qe ka perfituar deri me tani. Cilado parti te mari elektoratin e saj qe meriton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu