• |
ide | kryesore

Elon Mask barazon Bill Gates për nga pasuria

-Instant, Paparazzi, Slider



Bill Gates ka një “konkurrent” dhe kush mund të ishte veç Elon Musk? Pasuria e kreut të Tesla-s është rritur në $127.9 miliardë, pas rritjes rekord të vlerës së aksioneve në makinat e tij elektrike. Të dhëna të tilla u njoftuan nga Bloomberg Billionaires, agjensi e cila merret me ecurinë e 500 njerëzve më të pasur të botës. Tani, Musk është në një linjë me Bill Gates!
Në fakt, për rreth dy orë Musk ishte mbi Bill Gates në indeksin e milionerëve, ku pasuria e kreut të Microsoft llogaritej në $127.7 miliardë. Pak kohë më vonë, të dhënat i vendosnin të dy në barazim me nga $128 miliardë secili. Pasuria e Musk është e lidhur drejtpërdrejt me fatin e Tesla, në të cilën raportohet se zotëron 20%, të aksioneve. Pavarësisht shifrave të frikshme të pasurisë, në vend të parë si njeriu më i pasur në botë vijon të mbetet kreu i Amazon, Jeff Bezos me $182 miliardë.Krahas Tesla-s, Musk kujdeset edhe për grupin hapësinor SpaceX, i cili së fundmi misionin e Nasa-s drejt stacionit ndërkombëtar hapësinor.

Burimi: CNN



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *