• |
ide | kryesore

FOTO/ Uzuni feston para Ronaldos… si portugezi: momentet e festës së beratasit në Champions

-Instant, Sport



Provoi pak caste të emocionet e Champions League në Hungari kundër Juventus sa për të bërë debutimin, por në Torino Myrto Uzuni pati mundësinë të zbriste në fushë nga minuta e parë dhe sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk kishte ndërmend të mos e shfrytëzonte. Në Allianz Stadium të Torinos ishte skena e duhur për tu evidentuar, me një stimul më shumë: aty luan idhulli i tij Cristiano Ronaldo. E në minutën e 19 sulmuesi i Ferencvaros shënoi golin e avantazhit provizor përballë Juventus, duke i marrë kohën Cuadrados për të cliruar një festim, në mënyrën që e bën idhulli i tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *