• |
ide | kryesore

Francë/Shkon në mbi 50 mijë numri i viktimave nga COVID-19

-Instant, Lajme, Planet



Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusi në Francë ka tejkaluar shifrën 50 mijë. Në një deklaratë nga Institucioni i Shëndetit Publik të këtij shteti thuhet se me 9.155 raste të shënuara në 24 orët e fundit numri i rasteve ka arritur në 2.153.815 njerëz të prekur.

Për shkak të Covid-19 në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën në spitale 458 persona dhe 551 persona në shtëpitë e kujdesit gjatë 4 ditëve të fundit duke e rritur numrin e viktimave në 50.237. Në spitale vazhdojnë trajtimin 30.622 persona prej të cilëve 4.289 në kujdesin intensiv ndërkohë që me 2.087 të shëruar numri i të shëruarve ka arritur në 154.679.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *