• |
ide | kryesore

Humb jetën Maradona, legjenda e pazakontë e futbollit: magjepsi botën me “Pibe de oro” e tij

-Instant, F1, Sport



Diego Maradona u nda nga jeta. Lajmin e ka dhënë ‘Clarin’, sipas të cilit ish- Pibe de oro vdiq si pasojë e një krize kardiorespiratore ndërsa gjendej në shtëpinë e tij në lagjen San Andres në periferi të Buenos Aires, ku jetonte pasi doli nga spitali ku ishte operuar në tru. SNë vend mbërritën 6 ambulanca. “Ndodhi e pashmangshmja”, shkruan gazeta. Me Maradonën ishte e bija Giannina. Diego që sapo kishte mbushur 60 vjec, në 11 nëntor kishte dalë nga klinika e Olivos pas ndërhyrjes në kokë për një hematomë subdurale.

Futbolli humb një nga kampionët më të mëdhenj të tij të të gjitha kohëve. Diego Armando Maradona është shuar në moshën 60 vjecare. Pak lojtarë të futbollit kanë qenë të aftë të fitonin ndeshjet vetë, duke udhëhequr skuadrën e tyre në krye: Maradona ia doli me Napolin e Argjentinën, pa i hequr asgjë shokëve të skuadrës, disa nga të cilët shumë të aftë, e trajnerëve.

Diego fitoi dy tituj, nën hijen e Vezuvit, e coi Albiceleste në majën e botës duke magjepsur me lëvizjet e tij e deri me dorën djallëzore, në golin me dorë që mposhti Anglinë në 1986. Për vite është diskutuar kush ishte më i madhi, ai apo Pelè? Nuk ekziston një përgjigje e sigurtë por vetëm detaje. E ndoshta më i rëndësishmi ishte se Diego luajti e fitoi edhe në Europë, Pelè shënoi e fitoi por qendroi gjithnjë në Brazilin e tij.

El Pibe de oro, si e quanin me shumë dashuri në Argjentinë, ka lënë shenjë në gjithë botën. Veprimet e tij në fushë me të majtën, goditjet precise e aftësia për të përmbysur situatat, duke nxjerrë nga repertori lëvizjet më të pamenduara, e kanë ngjitur në Olimpin e futbollit. Në jetën e tij Diego ka kaluar ulje e ngritje: mes golave e sukseseve më të jashtëzakonshëm, në skualifikimin për doping, rikthimi ishte një shpërthim I madh me kombëtaren në USA 1994 e pastaj dënimi I ri, gjithnjë për të njëjtin motiv. Alkoli e droga e kanë shoqëruar për shumë vite, duke e cuar në më shumë se një rast mes jetës e vdekjes.

Nëse do të kishte patur një jetë më të rregullt, ose si thuhet sot më profesioniste, më shumë mundësi Diego do të kishte patur vite më shumë e me siguri edhe trofe më shumë. Por teprimet e vështirësia e zakonshme për të administruar raportet me ata që i qendronin pranë, në të mirë e të keqe, ishin jeta e tij. Një Diego “normal” ndoshta nuk do të arrinte kurrë aty ku ishte në gjendje të shkonte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *