• |
ide | kryesore

Kim dhe Soreca: Gjykata Kushtetuese duhet brenda dhjetorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe ai i BE-së Lugi Soerca janë treguar të prerë në qëndrimin e tyre për pasjen e një Gjykate Kushtetuese funksionale brenda mujit dhjetor. Dy ambasadorët janë takuar ditën e sotme me Kryetaren e KED-së Vitore Tusha, ku kanë ripërsëritur apelin edhe ndaj Presidentit Ilir Meta dhe kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi për përmbylljen me urgjencë të këtij procesi.

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA:
“Soreca dhe unë u takuam sot me Kryetaren e KED,  Vitore Tusha për të rikonfirmuar afatin kohor për të caktuar kandidatët e kualifikuar në Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED-së që si zakonisht, përfshin vëzhgues nga Parlamenti dhe Presidenca, duhet ta çojë procesin përpara. Kështu Shqipëria do të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale deri më 31 dhjetor. Kur kjo të ndodhë, Presidenti Ilir Meta dhe Kryeparlamentari Gramoz Ruçi do të meritojnë vlerësime për ndërmarrjen e veprimeve urgjente në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias dhe në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi”.

Ndërkohë ambasadori i Bashkimit Evropian, Luiggi Soreca ka vënë edhe njëherë theksin se Gjykata Kushtetuese është kusht për Konferencën e parë ndërqeveritare për negociatat mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ndaj dhe është e rëndësishme çuarja para e procesit të plotësimit të Vakancave sipas opinionit të Venecias.

Luiggi Soreca:
“Është thelbësore çuarja përpara e procesit bazuar në opinionin e Venecias. Sigurimi i funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese është një kusht kryesor për të filluar bisedimet me Konferencën e Parë Ndërqeveritare”.

Në ditët në vijim pritet që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi t’i dërgojë Presidentit Ilir Meta për dekretim listën e kandidatëve të pikëzuar për vendet vakante. Ndërkohë që Komisioni i Venecias ka përcaktuar, se jodomosdoshmërisht KED duhet të dërgojë për përzgjedhje tre kandidatë, pasi në mungesë të kandidaturave, Presidenti apo Kuvendi mund të zgjedh anëtarët e rinj edhe në një listë me një apo dy kandidatë.



4 Comments

  1. buc prostituta koreane dhe fytyreqeni soreca ndrageta u takuan dhe tani do ja hedhim bythes me drejtesine.tpuuuu kermat qr po qelbin shqiperine.

  2. Për të dalë Shqipëria nga kriza e mungesës së institucioneve të drejtësisë, nuk më duket se mund të zgjidhet kjo me nxitim me urdhëra ambasadorësh por me kërkesën për të pasur një Gjykatë Kushtetuese të pamvarrur nga kryeministri i korruptuar Rama.
    Nga institucionet e larta të drejtësisë, antarët e Gjykatës Kushtetuese kanë qenë juristët me mundësinë më të paktë të përfitimit të parave në rrugë abuzive pasi ata nuk kanë qenë një gjykatë që është mare me proçese pronash apo zgjidhje konfliktesh financiare, por vetëm me interpretimin e Kushtetutës.
    Një pjesë e madhe e tyre, u ndëshkuan për “pasuri të pa justifikuara” kur nuk kanë qenë antarë të kësaj gjykate. por në funksione të tjera.
    Dihet që në Shqipëri shitblerjet nuk janë bërë nëpërmjet bankave por me para kesh.
    Është e pamundur që këta juristë të mund të mbanin mend se sa e kanë blerë një makinë të përdorur apo një apartament modest para 20 vitesh, e një pjesë e tyre u përdor ky farë vetingu, si sebep politik për ti larguar nga detyra..

  3. Ngritja e gjykaten kushtetuese apo te larte u be si pelhura e Penelopes, dite folet diskutohet e naten “grisen”e hidhen ne kosh. Vitore Tusha do na ftilloje????? Kurre. BKH do te vihet ne funksionim per detyra qe i kane vene. Kurre. ASGJE NUK DO NDRYSHOJE. MJAFT mos flisni me se na stresuat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *