Një 24-vjeçar, i cili kishte precedentë penalë në fushën e narkotikëve ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap me një sasi droge, që e kishte bërë gati për shitje. Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet O.N., i cili thuhet se shiste kanabis në Laprakë.
Gjatë kontrollit fizik dhe të mjedisit ku ky shtetas u konstatua, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit O. N., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
kanabisi seshte droge mos beni sikur s keni pire ndonjehere