• |
ide | kryesore

Kosova me një President nga familja Jashari?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, ka deklaruar se zgjedhjet nuk do të ishin zgjidhje për vendin. I ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë që nuk e sheh të unifikuar mjaftueshëm spektrin politik.


“Si shtet, që nga paslufta s’kemi qenë në krizë më të thellë; qoftë ekonomike, qoftë politike, por edhe “vëllazërore” si popull shqiptar që jemi. Spektri politik nuk është i unifikuar. Shfrytëzoj rastin, si anëtar i familjes Jashari, t’i bëj ftesë liderëve politikë, që të jenë më të matur, më të kujdesshëm në situatën që jemi, sepse nuk mendoj që zgjedhjet do të na zgjidhin problemin e postit të Presidentit”, është shprehur djali i Hamëz Jasharit dhe nipi i Adem Jasharit.


“Mendoj që edhe pas zgjedhjeve, sërish do të jemi në situatën e njëjtë, nëse s’kanë konsensus dhe marrëveshje mes vete. Po shpresoj, që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të bëhet zgjidhja”.

Në anën tjetër, është përfolur edhe emri i Murat Jasharit, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, si kandidat i mundshëm për president të Kosovës. Për këtë, Jashari ka shprehur gatishmërinë e kësaj familjeje, që të kandidojë për President të Kosovës nëse është e nevojshme.

“Në situatën që jemi tani nga dorëheqja e Thaçit deri më sot, s’ka asnjë kontakt nga asnjë subjekt politik ose lider politik, qoftë me Muratin ose me mua për këtë temë.

E kam thënë edhe një herë, ne anëtarët e gjallë të familjes Jashari, nuk është që i frikësohemi përgjegjësive në momente të caktuara, sepse kemi treguar edhe në të kaluarën, që dimë dhe mundemi të kontribuojmë, kur ka nevojë vendi. Unë besoj që nëse vjen deri në atë pikë, që i gjithë spektri politik, dakordohen që të propozojnë një kandidat nga familja jonë, ne do të marrim përgjegjësi.

Për fat të keq është cituar familja Jashari vetëm kur kanë pasë nevojë; qoftë në zgjedhje ose situata të vështira, kur kanë qenë. Por, kur kanë siç thotë populli ‘shlirë, pa asnjë telashe’, kanë harruar të vijnë në vizitë, e lëre më shumë”, u shpreh Jashari.

2 Comments

  1. Nuk shoh ndonjë të keqe që për hir të interesave e konsensusit politik në Kosovë, të zgjidhet si president ndonjë nga pjestarët e familjes Jashari.
    Por do të ishte më mirë që kjo kërkesë të vinte nga poshtë, e jo nga ajo familje.
    Figura e Adem Jasharit është simboli i lirisë së Kosovës, e do të ishte përgjegjesi e madhe e cilitdo antari të familjes së tij, për të kandiduar si president.

  2. Mbasi analizon klasen politike kosovare si te semure, ai del ne konkluzonin e çuditshem se zgjedhjet nuk jane ilaçi per politiken kosovare. Ok mund ti drejtoheni dhe magjistricave per sherim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu