• |
ide | kryesore

Mbi 60 milionë të prekur nga Covid-19 në mbarë botën

-Instant, Lajme, Planet



Numri i të prekurve nga Covid-19 në mbarë botën ka kaluar shifrën e 60 milionë. Sipas faqes “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, virusi ka vrarë 1,41 milionë njerëz, kurse mbi 41,5 milionë janë shëruar.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 12.956.783 raste deri më tani. Pas SHBA-së radhiten India (9.222.216), Brazili (6.121.449), Franca (2.153.815), Rusia (2.138.828), Spanja (1.614.126), Britania (1.538.794), Italia (1.455.022), Argjentina (1.381.795), Kolumbia (1.262.494) dhe Meksika (1.060.152). Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *