• |
ide | kryesore

Mbyllen nga COVID-19 pikat kufitare të Hanit të Hotit dhe Muriqanit

-Instant, Lajme, Të fundit



Pika Kufitare e Hanit të Hotit dhe Muraqnit do të mbyllen totalisht duke filluar prej ditës së sotme, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Sipas policisë, shkak për mbylljen e dy pikave kufitare me Malin e Zi është bërë rritja e shifrave nga koronavirusi.

“Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, duke nisur nga sot, datë 25.11.2020 dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi.
Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.
Sqarojmë se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00”, shkruan policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *