• |
ide | kryesore

Osmani: Do të shfuqizohen vendimet e Thaçit që bien ndesh me praktikat diplomatike

-Instant, Lajme, Të fundit



Dekretet e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që bien ndesh me praktikat diplomatikedo të shfuqizohen. Kështu ka deklaruar ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani e cila ka komentuar kësisoj raportimet se Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Pragë. Osmani ka sqaruar se ndonëse ajo ka bërë një kërkesë së saj ndaj qeverisë së Kosovës për të shqyrtuar dokumentet për shërbime diplomatike, ajo ende nuk ka akses në këto materiale.

“Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike dhe konsullore të vendeve demokratike. Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku kemi edhe ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen”, ka deklaruar Osmani përmes një postimi në rrjetin social, Facebook. Emërimi i Flakron Shalës në këtë pozitë është kundërshtuar edhe nga shoqëria civile në Kosovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *