• |
ide | kryesore

PAMJE TE RENDA/ Në Maqedoninë e Veriut pacientët me covid, në një dhomë me viktimat

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një video me pamje horror është publikuar nga spitali i Manastirit në Maqedoninë e Veriut. Një pacient me Covid është fotografuar i shtrirë në një shtrat pranë shtretërve të cilën mbajnë dy persona të vdekur. Mediat vendase shkruajnë se personeli spitalor nuk ka informuar familjen se si është pacienti.

“Babai im vdiq të premten. Ne pyetëm se si ishte sepse nuk u përgjigj në telefon. Ai ishte në dhomën e tij gjithë natën me pacientin e vdekur pranë tij dhe të nesërmen edhe ai vdiq. Na thanë se ai kishte vdekur, kështu që ata e kërcënuan se do ta pushonin nga puna sepse nuk na informoi”, – shkroi në rrjetet sociale një grua nga Manastiri që humbi babanë e saj për shkak të neglizhencës mjekësore.

Dy ditë më parë, një tjetër person i shëndetshëm vdiq në spitalin e Manastirit, pa iu dhënë ndihma e parë. Ai nuk u pranua për ekzaminim edhe pse kishte simptoma të një ataku në zemër. Ai kishte një test korone negativ, të bërë në një spital privat, por personeli nuk e pranoi atë sepse nuk njohin teste nga spitalet e tjera.

“Ata e dëbuan në një mënyrë arrogante rreth mesditës, ai vdiq në orën 21:00,” – shkroi në rrjetet sociale një person i shqetësuar nga Manastiri.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar thotë se dy hetime paralele janë duke u zhvilluar në këtë institucion shëndetësor, për një pacient të vdekur dhe një tjetër për kushtet dhe higjienën në spital. ©LAPSI.al

https://video.syri.net/upload/videos/2020/11/cSuaHWvriaQ6kv9LWfhd_25_2f82e486365d11034d2a9ffb144c9175_video_720p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *