• |
ide | kryesore

Rama kryebashkiakes së Kurbinit: Kujdes me shifrat se do të dalësh në televizor si Luli

-Instant, Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama  qenë në Laç për inspektimin e kantierit të ndërtimit në zonën 1, ku do të ndërtohen qendra të reja banimi me pallate, për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Investimet do të kryhen falë një donacioni të dhënë nga qeveria turke, por dhe nga buxheti i shtetit shqiptar.


Gjatë bashkëbisedimit me kryebashkiaken e Kurbinit, Majlinda Cara, Rama ironizoi liderin e PD-së për ngatërresën e tij me shifrat.


Rama: Ç’më bëri mua për atë përrua (I drejtohet kryebashkiakes. Merhaba (përshëndet punonjësit e kantierit, që janë turq).

Kryebashkiakja e Kurbinit: Në total ky investim është 27 miliard investime i ofruar nga qeveria shqiptare dhe ajo turke.
Rama: Se e thua me të vjetra ti. Po do na dalësh në televizor si Luli, 1 miliard, 1 milion
Qesh kryebashkiakja
Ahmetaj: Për dy javë nisin themelet tek zona 1 dhe 2.
Rama: Sado që ta dëgjojnë qytetarët, ata po nuk e panë, se besojnë. Ça t’i bësh. Dritan (i drejtohet shefit të kantierit shqiptar) vëllezërit tanë (turqit) kanë vendosur standard këtu. Duhet te mbajme kete standard me te gjitha godinat.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu