• |
ide | kryesore

Raporti i Dick Martyt/ PS dorëzon në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka dorëzuar Kuvendit kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për hetimin dhe pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë.

Kërkesa për ngritje e Komisionit të Posaçëm hetimor është firmosur nga 18 deputetë të mazhorancës

Në kërkesën e dorëzuar në Kuvend thuhet se Komisioni do të hetojë edhe rolin e politikanëve apo partive politike shqiptarë në raportin e Dick Marty.

“Komisioni i Posaçëm i Kuvendit duhet të hartojë një raport të detajuar përmbledhës dhe informues për të gjitha këto çështje dhe t’ia prezantojë Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati tre mujor.  Komisionit duhet t’i vihet në dispozicion dokumentacioni i plotë që disponojnë institucionet publike, sipas legjislacionit në fuqi lidhur me dokumentacionin zyrtar dhe atë të klasifikuar”,thuhet në kërkesën e PS dorëzuar Kuvendit.

Në fund të kërkesës thuhet se Komisioni i Posacëm i Kuvendit duhet që në përfundim të punës sipas objektit dhe raportit të miratuar përmbledhës të hartojë një projekt rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë për këtë çështje.



9 Comments

  1. Kush mendon qe e keqja perfundon kur behesh qesharak dhe karagjoz, e ka gabim. Paturpesia e sektit kriminal rilindje, nuk njeh kufi!

  2. Po pse keshtu do e fitojne mandatin e trete keta. Lufte e flliqur politike ne prag te zgjedhjeve. Balla de ngrej komision per 12 miljet e detit qe po aneksohen me miratimin e partise se tij.

  3. Historia perseritet.Shqiptare ne sherbim te serbeve.Ne 1944 deri 1948 komunistet u vune sherbim per te eleminuar ata shqiptare qe ishin kunder miqesise me serbet.E njejta gje behet sot.Qellimi i tyre nuk eshte qendrim ne pushtet vetem por shkaterimin e Shqiperise dhe sherbimin ndaj serbeve armiqve shekullore tane.Koha qe ti ndalim keta armiq nje here e mire.

  4. mos e beni thjesht per politik e per zgjedhje po shkojini deri ne fund. po doli si ai komisioni qe bet per Meten, gjoja per ta heq, thjesht tregoni qe jeni varikarsa njesoj si te tjeret dhe kaq. le ta shofim sa seriozisht e keni.

  5. Heu Ballkarini, ruhuni burra se ky te ha topet,me ndihmen e Mero kulishit Tao do ti rruaj topet Lulit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *