• |
ide | kryesore

Sa mësues janë infektuar?/ Pyetja LIVE që vuri në siklet përfaqësuesit e qeverisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur vjen puna të shifrat e pandemisë, ka gjithmonë një problem për përfaqësuesit e qeverisë. Emisionin “Open” diskutohej këtë të mërkurë për shkollat dhe vendimin për të alternuar mësimin në klasë me atë online.

Por përfaqësuesit e qeverisë të ftuar në studio, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico dhe eksperti i shëndetësisë Gjergji Koja u vunë në siklet kur gazetarja Eni Vasili pyeti se sa është numri i mësuesve të infektuar nga covid në vend.

REPLIKAT:

Koja: Nuk e di. O ku di unë sa mësues janë të infektuar…

Vasili: Po si nuk e dini? Unë prandaj ju kam ftuar. Keni ardhur të papërgatitur.

Koja: Po, s’e di. O nuk e di. Të them kot tani.

Fico: Di t’ju them përqindjen e infektimit tek mjekët dhe…

Vasili: Zonja Fico shpjegojeni për ne. Sa mësues të infektuar kemi?

Fico: Nuk e kam tani në dorë.

Drejtorja e ISHP-së, njëkohësisht edhe pjesëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve nisi të kërkonte mes letrave që kishte përpara, por pasi nuk ia doli dot, u dorëzua. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Tre përfaqësuesit e qeverisë në debatin e Open, gjatë gjithë kohës nuk bënë gjë tjetër veçse zhurmuesin e kritikëve të qeverisë.
    Mesa duket Spiropali ka hapur një kurs kualifikimi në PS, vetëm për këtë qëllim.
    Çuditërisht më i afti si zhurmues, u tregua “qevritari i ri” Kadiu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *