The Weeknd i ka akuzuar organizatorët e ‘Grammy Awards’ duke i etiketuar si të korruptuar, pasi nuk ka marrë asnjë nominim për ceremoninë e vitit 2021.
Është pritur që këngëtari kanadez të ishte një konkurrent serioz për çmime duke marrë parasysh albumin e tij, “After Hours”, që ka kryesuar në top-lista dhe hitin “Blinding Lights”. Megjithatë, diçka e tillë nuk do të ndodhë, pasi që ai as që është nominuar për edicionin e ri.