• |
ide | kryesore

Video/ Foden shpëton Guardiolën në Greqi: fitorja e Gladbach e bën vendimtare Inter-Real

-Instant, Sport, Video



Dy rezultate të rëndësishme, në mënyrën e tyre, edhe pse u arritën nga dy skuadra kryesuese. Manchester City ia del të marrë fitoren në Greqi kundër Olimpiacos me një gol të Foden. Skuadra e Guardiolës ruan 100% fitoret, sepse kualifikimi ishte siguruar. Poker i Borussia Moenchengladbach në shtëpi kundër Shakhtar Donetsk, një rezultat që e bën të ethshme përplasjen Inter-Real.

Citizens shkuan si kryesues në Pire dhe dolën aty si skuadra që ka të padiskutueshëm vendin e parë të renditjes së grupit C, me 12 pikë në 3 ndeshje. Olympiacos kërkonte pikë, në garë me Porton për vendin e dytë, por janë dënuar nga një gol i Foden në minutën e 36′ që i ka dhënë fitoren anglezëve dhe pothuaj ka vendosur fatet e grekëve, me Porton që në rast fitore shkon 6 pikë larg dhe siguron kalimin si e dytë, me dy ndeshje ende për tu luajtur.

Në grupin B fitorja bindës e Gladbach 4-0 përballë Shakhtar e ka bërë vendimtare Inter-Real: skuadra humbëse praktikisht del jashtë Champions. Gjermanët kryesojnë me tetë pikë me serinë e golave që u hap në minutën e 17′ nga Lars Stindl. Përpara se të mbyllej pjesa e parë, Borussia siguroi rezultatin me golin e Elvedi në të 34 dhe në të parën shtesë me autor Embolo. Në minutën e 77′ Oscar Wendt mbylli kronikën e një ndeshje që nuk pati histori.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *