• |
ide | kryesore

Zbardhet skenari 2/ Çfarë do të ndodhë me shkollat pas 1 dhjetorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i kërkoi këtë të mërkurë publikisht ministrisë së Arsimit që duke filluar nga data 1 dhjetor, mësimi në shkolla do të zhvillohet sipas skenarit nr.2 të miratuar më herët.


Ky skenar parashikon që mësimi të bëhet i alternuar, me prezencën fizike të nxënësve si edhe online në varësi të kushteve të shkollave. Sipas këtij skenari, gjithçka varet nga kapaciteti i çdo shkolle, por në parim parashikohet zhvillimi i mësimit një javë në shkollë dhe një javë online. Nxënësit shkëmbehen me njeri-tjetrin në javën çift.


SKENARI 2 I MIRATUAR

Shkolla me kapacitete të mjaftueshme

Në rastet kur bëhet fjalë për shkolla që e zhvillojnë mësimin në një turn dhe kanë kapacitete të mjaftueshme, atëherë mund të bëhet një kombinim i klasave, ku një grup do të bëjë mësim duke qenë prezent në klasë dhe grupi tjetër online. Për shembull, mësim duke qenë prezent mund të bëjnë klasat 1, 3, 5, 7 dhe 9, ndërkohë që klasat 2, 4, 6, 8 zhvillojnë mësimin online.

Shkolla me shumë nxënës dhe me kapacitete te limituara

Sipas skenarit nr.2, në rastin e këtyre shkollave, drejtoria duhet të bëjë nje grafik të hyrjes dhe daljes së nxënësve prej saj duke shmangur grumbullimet. Klasa ndahet në dy grupe dhe mësimi zhvillohet me fasha oraresh të ndryshme. Për shembull, grupi i parë bën mësim nga ora 08:00 deri në 11:00 dhe grupi tjetër nga ora 12:00 deri në 15:00. Javën tjetër, grupet shkëmbejnë orarin e mësimit. Mësimi në çdo rast zhvillohet 30 minuta.

Shkollat që bëjnë mësim me dy turne

Protokolli nr.2 parashikon se shkollat që kanë shumë nxënës dhe kapacitete të vogla, duhet që t’i ndajnë klasat në 4 grupe. Përcaktohet një orar hyrjeje dhe daljeje nga shkolla për secilin grup me qëllim që të shmangen grumbullimet. Grupet shkëmbejnë oraret me njeri-tjetrin çdo javë. ©LAPSI.al

1 Comment

  1. Kur perdor W.C. (edvin kristaqi & BANDA RIDHJEREJA) si tencere me presion, mender jashteqitje, vetem kete lloj gjelle do te serviresh!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu