• |
ide | kryesore

1 vit nga tërmeti tragjik që mori 51 jetë njerëzish dhe la të pastrehë mijëra familje

-Instant, Lajme, Të fundit



Sot bëhet 1 vit nga tërmeti tragjik 6.4 ballë i nëntor të vitit të kaluar i cili shoi 51 jetë dhe la në qiell të hapur  mijëra familje. Ndonëse ka kaluar një vit i plotë shumë familjarë ende vuajnë pasojat e humbjeve të mëdha qoftë në jetë por qoftë edhe në shtëpitë e tyre që u rrafshuan përdhe.

Tërmeti shkaktoi shembjen e qindra banesave duke lënë pa strehë shumë familje kryesisht në Thumanë dhe në disa zona të Durrësit.  Përveç  51 viktimave, qindra mbetën të plagosur në Durrës, Kurbin, Tiranë e Lezhë. Një vit më pas, vetëm disa shtëpi janë rindërtuar dhe shumë të tjera janë ende në pritje,  duke mos i ofruar as këtë dimër një shtrat të ngrohtë shumë familjeve që dridhja e fuqishme e tokës u mori gjithçka kishin.



2 Comments

  1. Ku jane arrestimet per Dakon, gjithe administraten ne Durres qe kane dhene lejet e ndertimit?
    Ku jane arrestimet per pergjegjesit e Thumanes?
    Ku jane arrestimet per fondet e shperdoruara per mungesen e qenve e per mjetet e punes?
    Ku jane arrestimet per ndertuesit?
    Ku jane llogaridhenia per ata qe ngelen pa strehe, shtepi?

    KU?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *