• |
ide | kryesore

Biden premtim popullit amerikan: Jeta do t’i kthehet normalitetit

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden i premtoi popullit amerikan se do ta mposhtin koronavirusin dhe se jeta do të kthehet në normalitet. Para “Ditës së Falënderimeve”, Biden i dha mesazh uniteti popullit amerikan duke thënë: “Ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri tjetrin. Pandemia i ka lodhur të gjithë dhe e ka ndarë vendin. E di që mund ta mposhtim këtë virus dhe do ta mposhtim. Ju premtoj se jeta do të kthehet në normalitet”.

Për shkak të rasteve që janë rritur në shifra rekord, Biden ka paralajmëruar popullin amerikan që të mos udhëtojë gjatë periudhës së pushimeve që fillon me “Ditën e Falënderimeve” dhe me afrimin e krishtlindjeve dhe vitit të ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *