• |
ide | kryesore

Brozovic mund virusin në më pak se dy javë: Inter shpreson që kroati të mundë edhe Sassuolon

-Instant, Sport



Pas zhgënjimeve në Champions e në prag të një tjetër sfide delikate, atënë shtëpinë e Sassuolos së vendit të dytë, një lajm i mirë për Inter është. Marcelo Brozovic ka rezultuar negativ në testin e fundit anti-Covid. Tani do të kryejë procedurat e nevojshme e in extremis mund tia dalë ti bashkohet grupit për ndeshjen e të shtunës në Reggio Emilia.

Negativiteti i kroatit mbërrin në më pak se dy javë nga koha kur u zbulua pozitiviteti, në 13 nëntor në grumbullimin me kombëtaren ballkanase, pak orë pasi ishte mësuar infektimi i shokut të skuadrës Domagoj Vida, që për këtë motiv ishte zëvendësuar në pushim të ndeshjes, në takimin kundër Turqisë. Mbeten kështu dy lojtarë në organikën e Contes aktualisht pozitivë e kështu të padisponueshëm, Daniele Padelli e Aleksandar Kolarov.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *