• |
ide | kryesore

Deputeti kërkon rezolutë për dënimin e genocidit serb/ Socialistët e nxjerrin jashtë nga kuvendi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shumica socialiste ka miratuar sot një komision parlamentar për pastrimin e akuzave qe e e akuzojnë UÇK-në se ka bërë krime gjatë luftës në territorin e Shqipërisë. Por nga ana tjetër ata kanë hedhur poshtë nismën e një deputeti të opozitës së re, për të futur në rendin e ditës një rezolutë që dënon genocidin serb në Kosovë. Kërkesa e depozituar nga deputeti Erion Piciri për një pikë në rendin e ditës për diskutim mbi rezolutën për njohjen dhe dënimin e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve jo vetëm që nuk u pranua por atij nuk iu dha fjala as fjala. Pasi picir insistoi dhe u përjashtua nga seanca plenare me vendim të nënkryetares Vasilika Hysi, që drejtonte sot Kuvendin.

Kjo nisëm e këtij deputeti me bindje të djathta, ka revoltuar shumë aktivistët e majtë të lëvizjes vetëvendosje në Tiranë.  “Ne s’kkemi për ta lejuar që kjo çështje kombëtare të mbyllet me kaq…” ka deklaruar kreu i tyre Bojken Abazi. VV kishte kërkuar që më parë që në vend të komisioneve propagandistike, shoku i Vuçiçit, Rama të bënte me partinë e tij shumicë në kuvend një rezolutë për dënimin e genocidit serb. Kjo kërkesë, jo vetëm që mbeti pa përgjigje por deputeti që insistoi për të u përjashtua nga kuvendi.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Genocidi ndoshta është dënuar që 1999 por problemi është që “socialistet” po ndihmojnë tradhëtisht sërbët me fushatën dhe komisionin që do ngrejë për”krimet” e Uçk në Shqipëri me shtëpinë e verdhë.E gjithë kjo hedh poshtë atë rezolutë të 1999.Pra këta janë “socialistët rilindas”.

  2. kaq mjafton per ta kuptuar se sa seriozisht e kan keta me keto komisione. copa mutrash dhe keta patriotet e bythes te ps. keta politikanet tane sikur bejn gare kush tua fus me keq shqiptareve dhe ceshtjeve te kombit. vetem nje Albin Kurti eshte tamam shqiptar e ske ca thua per te. kete e hoqen te huajt se punonte per interesat e shqiperise. nqs te huajt te mbeshtesin dmth qe po punon kunder interesave te kombit. historia jone kete e ka treguar me Nolin (qe nuk e donin), Esat pashain e zogun(qe e donin).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *