• |
ide | kryesore

FOTO/ Një vit në zi të madhe: sportistët e ndarë nga jeta në 2020

-Instant, Sport



Nga ish-sulmuesi i Italisë Anastasi në janar e deri tek Diego Armando Maradona në fund të nëntorit, 2020 ka qenë një vit humbjesh të mëdha në sport.

17 janar: Pietro Anastasi (71 vjec), ish-sulmues i Juventus (tre tituj kampion) e Inter. Fitoi Europianin 1968 me Italinë.

26 janar: Kobe Bryant (41 vjec), një nga lojtarët më të mirë në historinë e NBA, simbol i Lakers me të cilët kishte fituar 5 kampionate. Me SHBA dy medalje të arta olimpike.

1 shkurt: Luciano Gaucci (81 vjec), ish-presidenti i Perugias, e kishte ngjitur klubin nga Umbria në Kupën Uefa në 2003.

20 mars: Borislav Stankovic (94 vjec), ish-basketbollisti i Crvena Zvezda, Zeleznicar, Partizan e kombëtares Jugosllave pastaj trajner. Më pas ishte sekretar i përgjithshëm i FIBA-s e anëtar i CIO-s. Është përfshirë në Hall of Fame FIBA

21 mars: Lorenzo Sanz (76 vjec), presidenti i Real Madrid nga 1995 në 2000, periudhë në të cilën fitoi shtatë tituj.

31 mars: Pape Diouf (69 vjec), president i Marseille nga 2005 në 2009, i pari presidenti afrikan i një skuadre të futbollit europian të nivelit të lartë.

12 prill: Stirling Moss (90 vjec), ish-piloti i F1 i njohur se ka fituar më shumë GP pa u shpallur kurrë kampion bote: 16 triumfe mes 1951 e 1961 e 4 vende të dyta në kampionat. Për të edhe 24 podiume, 16 pole position e 19 xhiro të shpejta në karrierë.

21 maj: Shad Gaspard (39 vjec), ish-profesionist i Ëorld Ërestling Entertainment, ishte më tepër i njohur si pjesë e tag team Cryme Tyme. Ishte tërhequr nga aktiviteti në 2010.

22 maj: Gigi Simoni (81 vjec), ish-futbollist e ish-trajner i Inter (fitoi një Kupë Uefa), Lazio e Napoli (me të cilët kishte fituar një Kupë Italie si lojtar).

2 qershor: Wes Unseld (74 vjec), ish-qendra e Bullets, anëtar i Hall of Fame të basket e lojtari unik në historinë e Nba, bashkë me Ëilt Chamberlain, që është shpallur Mvp në të njëjtin sezon, ishte 1968-69, në të cilin ishte rookie.

18 qershor: Tibor Benedek (47 vjec), ish-vaterpolist, legjenda hungareze (tre medalje të arta olimpike) e lojtar i Roma Nuoto e Pro Recco, me të cilët fitoi 7 kampionate.

26 nëntor: Diego Armando Maradona (60 vjec), një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjithë kohëve. Simbol i Argjentinës (me të cilët fitoi një Botëror), i Boca Juniors e Napolit (dy tituj kampionë e një Kupë Uefa), luajti edhe me Barcelonën. I mbiquajtur Pibe de Oro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *