• |
ide | kryesore

Greqia shtyn lockdown-in/ Spitalet e Selanikut janë të tejmbushura

-Instant, Lajme, Planet



Greqia ka shtyrë mbylljen e vendit deri në datën 7 dhjetor. Lajmi i bë i ditur në një konferencë për shtyp të mbajtur para pak minutash, nga zëdhënësi i qeverisë. Shtyrja konsiderohej e domosdoshme, pasi në vend vazhdon ende të ketë një numër të lartë vdekjesh.

Vetëm gjatë nëntorit, mbi 1200 persona kanë humbur jetën. Shqetësues është edhe numri i madh i rasteve ditore si dhe i të intubuarve që kanë arritur gati 600. Sot, për herë të parë janë kryer transportime ajrore të tre pacientëve që duhet të intuboheshin nga spitalet e Selanikut, të cilat janë mbushur plot, drejt spitaleve të tjera të vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *