• |
ide | kryesore

Hajdari: Dënoj atë që po ndodh me numrin e viktimave, ka ardhur koha që politika të ngrihet aty ku i takon

Lajme, Planet, Të fundit



Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari u shpreh sot në Kuvend kundra asaj që po ndodh me numrin e viktimave prej pandemisë COVID-19, ku dy forcat kryesore politike shprehin qasje të ndryshme në lidhje me atë që po ndodh me numrin e viktimave.

Hajdari tha se ka ardhur koha që politika të ngrihet në nivelin që i takon dhe të mendojë për qytetarët.

“Pandemia po bën namin. Jo vetëm njohim dikë që e ka kaluar, por njohim edhe dikë që ka humbur jetën. Kjo është një situatë që kërkon të kemi përgjegjësi të larta njerëzore dhe të zhvishemi nga kostumi politik.

Dua të dënoj atë çfarë po bëhet me numrin e vdekjeve. Nga njëra anë kemi një palë që merret me pamjet në morg dhe nga ana tjetër kemi këta që thonë se shëndetësia është pasuri kombëtare që po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne nuk mund ta përdorim këtë situatë për të bërë politikë, për të kapur një grusht votash. Duhet të ngrihemi në dinjitetin njerëzor, t’ju japim siguri, komunikim të sinqertë e transparent, s’mundet sot të qëllojmë njëri-tjetrin, të ndalim sherret. Sot duhet krijuar një lloj komiteti profesionistësh.

Ju bëj thirrje të mos vazhdojmë me retorika të ashpra, pasi votën e ndëshkimit ju do e merrni më 25 prill”,- tha Hajdari.



5 Comments

  1. Kanë të drejtë disa që thonë se kjo pandemi ka më shumë se dy vite që ka shpërthyer në botë e që veç mushkërive e zemrës koronavirusi sulmon edhe trurin.
    Të thuash se është krim që të denoncosh fshehjen e krimit, kjo është një marrëzi që mund të vijë vetëm nga efektet e sulmit në tru të ndonjë infeksioni.

  2. Ik moj debile ?ik atje ne Amerike pasi e dim mire se sa te dhimset ky vend ty, ik rrace muti rrac komunisti me rrenje e me dege, qelbesire e shitur tek Edvin pordha.

  3. I del gjumi edhe kesaj, rralle po I del. E kur I del thote gjithmon ato qe te tjeret jane lodh duke thene. Cpret nga Femina e nje krimineli( shyqyr qe vdiq) e nga nje hajdute e mashtruese(cift ideal)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *