• |
ide | kryesore

Humbi familjen nga tërmeti/ Rrëfimi prekës i Albert Carës: Do të bëhesha gjysh, tani s’jam më as baba

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Albert Cara, i mbijetuari i vetëm i familjes së tij pas tërmetit të 26 nëntorit, rrëfen tragjedinë dhe boshllëkun që i ka lënë largimi i të afërmve.

Me lot në sy, Alberti tregon se priste të bëhej gjysh pasi nusja e tij ishte 2 muajshe shtatzënë, pa e menduar se do të vinte dita që nuk do të ishte më as baba.

“Atë natë ra i pari, i lehtë, nga ora 20:00. Miri dhe nusja, Stela, kanë ndenjur në kafe deri nga ora 03:00. Ajo që më ka ngelur pishman është pse u kthyen. Unë dola në korridor kur ra tërmeti, ndërsa nusja me djalin, të përqafuar, ishin në një kollonë.

Nuk po ngriheshin dot në këmbë për shkak të lëkundjeve. Ka qenë tmerr, e kujtoj, nuk e di sesi po e përballoj. O zot, thashë, dhe u lusja. Dy të vegjëlit më ikën para syve. Nga kati i pestë rashë në kat të parë. Gruaja më ka lënë sakat, e kisha shok, kishim një marrëdhënie të jashtëzakonshme. Kur mendova se arrita gjithçka, m’u shkatërrua. Do të bëhesha gjysh, nusja ishte dy muajshe shtatzënë, por tanimë nuk jam as baba”, –u shpreh Albert Cara për News 24.

Kujtojmë se nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, Albert Cara humbi tre fëmijët, gruan, të fejuarën e djalit, nusen e xhaxhait dhe vajzën e saj.

Ai u nis menjëherë drejt Italisë pasi u nxorr nga rrënojat, ku qëndroi i shtruar në spital për më shumë se dy muaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *