• |
ide | kryesore

Komediani kërkoi që të anulonte shfaqjen, Netflix pranoi për këtë arsye

-Instant, Paparazzi, Slider



David Khari Webber Chappelle a.k.a Dave Chapelle është komedian, aktor dhe producent amerikan. I cilësuar zakonisht si “poetikisht i pa filtruar”, Chappelle është një nga komedianët më të talentuar të brezit të tij. Ka fituar çmime Emmy, Grammy dhe çmimin Mark Twain që konsiderohet si më prestigjozi në Amerikë përsa i përket komedisë. Shfaqja e tij “The Chappelle Show” ka qenë tepër e suksesshme dhe është e kuptimtë të mendosh që një komedian si ai të ketë fitime nga shfaqja e tij, por mesa duket nuk është rasti.

Në një video 18-minutëshe në Instagram, ai foli për kontratën që nënshkroi me Comedy Central, kur ishte një i ri 28-vjeçar pa lekë dhe i dëshpëruar për të gjetur zgjidhje. Në kontratë, Dave nënshkroi se nëse ai largohej nga shfaqja, nuk paguhej më. ViacomCBS, e cila ka në zotërim Comedy Central, vendosi ta transmetonte shfaqjen në Netflix dhe HBO Max. Për të dyja rastet, ai jo vetëm që nuk u pyet, por as u pagua. Kujtojmë se HBO e ka refuzuar Chappelle-n vite më parë, ndërsa së fundmi po transmeton shfaqjen e tij.Në vijim, Chappelle flet për momentin kur i kërkoi Netflix që të ndalonte transmetimin e shfaqjes. Netflix pranoi, pavarësisht se kishte të drejtat për ta transmetuar dhe ligjërisht ishte korrekt.

Por nga ana tjetër, Netflix ka prodhuar disa shfaqje të suksesshme të Chappelle të cilat janë vlerësuar me çmime, si albumi komedi “The Age of Spin and Deep in the Heart of Texas”, fitues i Grammy. Inc Magazine vë në dukje se Neflix – duke hequr dorë nga të ardhurat dhe nga vlera e shtuar që do t’i jepte platformës përmes shfaqjes së komedianit – ra dakord, sepse ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve është e rëndësishme, edhe në biznes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *